-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtetet e G7-ës do të ndalojnë importin e arit rus

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se vendet e G7-ës do të ndalojnë importin e arit rus me qëllim shtimin e presionit ndaj Moskës.

Kjo e fundit të dielën kreu sulme me raketa në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pas arritjeve territoriale në rajonin lindor të Luhanskut.

“Së bashku, G7 do të njoftojë se ne do të ndalojmë importin e arit rus, një eksport i madh që kap dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”,  tha presidenti amerikan, Joe Biden, ndërsa liderët e kombeve më të pasura të botës u mblodhën në Alpet Bavareze.

Masa fillimisht u njoftua nga Mbretëria e Bashkuar si veprim i përbashkët që po ndërmerrej së bashku me anëtarët e tjerë të G7-ës, Kanadaja, Japonia dhe SHBA-të.

Megjithatë, një përfaqësues i lartë i administratës amerikane, i cili foli në kushte anonimiteti, u tha gazetarëve se G7 do të bënte një njoftim zyrtar mbi ndalimin e importit të arit të martën.

Sanksionimi i arit rus është përshëndetur si një nga arritjet e samitit dhe ka të ngjarë të vazhdojë.

Por të ndërgjegjshëm për ekonomitë e tyre, udhëheqësit e G7 nuk kanë gjasa të marrin dritën jeshile për ndonjë sanksion shtesë, “veçanërisht importet e gazit nga Rusia në Evropë”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba të dielën u bëri thirrje vendeve të G7 që t’i përgjigjen sulmit të ri raketor në Kiev duke vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe duke ofruar më shumë armë të rënda për Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit