-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Të bashkojmë energjitë, shqiptarët të mos braktisin vendin

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se duhet urgjentisht një strategji e qartë kombëtare dhe efektive për të luftuar fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët.

Meta bën thirrje që të bashkohen energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane.

Postimi

Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falientimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.

Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit