Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se 4 alpinistët, të cilët ishin bllokuar këtë të dielë në Valbonë janë evakuuar me helikopter.
Ata ishin bllokuar në një lartësi prej 2328 metra, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar fraktura dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Ministrisë
Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.
Më herët u bë e ditur se të bllokuar kishte mbetur çifti i bashkëshortëve, të cilëve u erdhën në ndihmë 2 alpinistë të tjerë.