-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urdhri: Vlerësim psikologjik për mësuesit në arsimin parauniversitar

Kryesoret

Të gjithë mësuesit, edukatorët dhe të gjithë ata që punojnë në arsim, para se të fillojnë punën do të duhet të provojnë se janë të aftë psikologjikisht për ta kryer atë.

Me urdhër të ministres Kushi, një komision i posaçëm do të bëjë atë që quhet vlerësimi psikosocial i punonjësve arsimorë që vendin e punës e kanë fituar përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’.

Vlerësimi do të bëhet në fund të 3-mujorit të parë të punësimit dhe nëse ata e kalojnë testin, shkolla, kopshti apo çerdhja, u lidh kontratën e punës. Nëse jo, ka të drejtë ta ankimojë vendimin e komisionit.

Vlerësimin psikologjik duhet ta kalojnë dhe ata mësues e edukatorë që mund të kenë vite në mësimdhënie, por për të cilët ka ankesa. Brenda 15 ditëve duhet të kalojnë provën në komision e në rast se dështojnë shkolla merr masa administrative, ku përfshihet dhe largimi nga puna.

Në vitin shkollor 2021-‘22, numri i mësuesve në arsimin 9-vjeçar është 24.400 dhe ai atyre në arsimin e mesëm është 8.658.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit