Analisti Arjan Konomi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në krah.
Me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale thotë se ka rrezikuar të humbë krahun.
Ngjarja ka ndodhur në Jordani dhe analisti aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Amanit.
Sipas tij, gjendja është e mirë, por thekson se ndodhet në kushte jo të mira.
“Tungjatjeta miq, sic po më shikoni këtu ndodhen në kushte jo të mira. Dua të ndaj një fatkeqësi që më ndodhi. Ndodhen në spitalin e Amanit, dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale në krahun tim, që për pak sa nuk e humba. Për fat të mirë ka shpresa që ta kem. Nuk di cfarë tju them tjetër. Nëse ju kam munguar është për këtë arsye”, thotë Konomi.