Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në shkrimin e tij të botuar në faqen e Komisionit Evropian shpreh mendimin se vendimmarrja me unanimet në BE duhet ndryshuar.
Sipas tij, kjo duhet bërë pasi vende unike bllokojnë vendimmarrje të rëndësishme dhe po cenojnë rëndë besueshmërinë te unioni.
Ai shpreh bindjen se pas dy vitesh e gjysmë me eksperienca të tilla është koha që të rishikohet procesi i vendimmarrjes.
“Gjatë viteve, ne kemi parë shumë raste kur shtetet anëtare ishin të ndara për çështje të politikës së jashtme. Por ajo që ka rëndësi në jetën politike nuk është se si nis një diskutim, por si përfundon ai”.
Për të, fuqia e sistemit të unionit ka qenë gjithmonë që t’i kthejë ndarjet në marrëveshje.
Dhe për këtë ka shumë rëndësi nëse një vendim merret me unanimitet apo me shumicë të cilësuar votash.
“Nëse vendet e dinë paraprakisht se vendimi përfundimtar mund të merret me shumicë votash të cilësuar, ato kanë një nxitje të fortë për të negociuar dhe për të formësuar konsensusin. Nëse ata e dinë se mund të bllokojnë gjithçka, nuk kanë një nxitje për të investuar në një kompromis të shëndetshëm”, shkruan Borrell në shënimin e tij.
Ai sjell si shembull dinamikën me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me një vend që bllokon atë që të gjithë të tjerët mund të bien dakord përsëri me pasoja negative për besueshmërinë dhe ndikimin e BE-së.
Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor, me të drejtë, kanë kërkuar që procesi i anëtarësimit të tyre të gjykohet sipas meritave të tyre.
“Kanë kaluar pothuajse 20 vjet më parë që BE-ja deklaroi në Selanik se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së. Kështu që një shkallë e caktuar padurimi nga ana e tyre, për të thënë të paktën, është e kuptueshme”.