-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimi në “qiell” në Shqipëri, korçarët naftë kontrabandë nga Greqia

Kryesoret

Korçë – Sektori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Korçë, në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, nga informacionet e marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ka kapur në flagrancë shtetasin K.A. ndërsa transportonte mallra të ndryshme industriale, karburant, etj.; duke shmangur procedurat dhe detyrimet doganore nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë.

Në vijim të veprimeve hetimore rezultoi e provuar se shtetasi është favorizuar kundrejt shumave në parà, nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier, pranë kësaj pike.

Për sa më sipër nga AMP Korçë, pas konsultimit edhe me prokurorin ka referuar në gjendje të lirë materialet proceduriale për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Korupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, për:

–  Inspektor S. H., 37 vjeç, me detyrë Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Kapshticë;

–  Inspektor A. B., 55 vjeç, me detyrë Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Kapshticë;

– V. S., 42 vjeç, me detyrë Doganier pranë Degës Doganore Kapshticë.

Në vijim të veprimeve paraprake hetimore dhe pas konsultimit me prokurorin u referuan materialet proceduriale në gjendje të lire për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal për shtetasin K.A., 52 vjeç, banues në Bilisht.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së PKK Kapshticë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasin e mësipërm në kalimin e mallrave kontrabandë, pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 1 automjet tip “Sharon”, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave industriale, karburant, si dhe mallra të tjera.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit