-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disa këshilla si të mbroni flokët tuaja nga dëmtimi gjatë verës

Kryesoret

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të aplikoni (dhe ta riaplikoni) kremin kundër diellit gjatë ditëve të nxehta dhe të gjata të verës për të parandaluar dëmtimin e lëkurës. Por a e dini se dielli mund të dëmtojë edhe flokët tuaj?

Nëse flokët tuaj janë ekspozuar për një kohë të gjatë në diell, rrezet UVA dhe UVB mund të dëmtojnë mbulesën e jashtme të fijes së flokëve, të quajtur kutikula, thotë dermatologia Wilma Bergfeld, MD.

Dëmtimi nga dielli mund të vijë në forma të zbardhjes së ngjyrës, fijeve të thata dhe të brishta, skajeve të thyera ose të çara dhe rrallimit. Flokët e dëmtuar kanë një pamje dhe ndjesi të thatë, janë të pakontrollueshëm dhe nuk mbajnë asnjë stilim që ju mund të doni të bëni. Flokët e dëmtuar zakonisht thahen shpejt gjithashtu.
Merrni hapat e duhur për t’i mbrojtur
Dr. Bergfeld rekomandon:

1.Vendosni një shall rreth flokëve tuaj, vishni një kapelë me strehë të gjerë ose mbani me vete një çadër.
2.Dilni herët në mëngjes ose vonë në darkë, për të shmangur orët me rrezet më të dëmshme.
3.Kur jeni duke u larë në pishinë, vendosni një kapele noti ose lidhini flokët në një topuz të lartë për t’i mbajtur flokët tuaj të thatë. Nëse i lagni flokët, sigurohuni që ta shpëlani ujin e pishinës, i cili përmban kimikate si klorin nga flokët me ujë të pastër.
4.Përdorni një produkt me SPF që kujdeset për mbrojtjen e flokëve kundër rrezeve të dëmshme.

Vera është një stinë e pëlqyer nga shumë njerëz, por herën tjetër që do të dilni në diell, mos harroni të mbroni edhe flokët tuaj nga dielli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit