Një 15-vjeçar është mbytur ditën e sotme në lumin Drin në fshatin Potgorcë të Maqellarës.
I mituri ka qenë duke zhvilluar ekskursion së bashku me shokët e klasës në momentin kur u fut për tu larë në lumë dhe më pas e mori rrjedha.
Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë.