-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundërshti dhe protesta, por harta e re gjyqësore mbështetet edhe nga KLP

Kryesoret

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u shpreh sot pro hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGj-MD. Kjo hartë në mënyrën si do të kompozohet, nuk bie ndesh me interesat e sistemit të prokurorisë i cili funksionon pranë gjykatave.

Nesër mendimi i KLP-së do t’i përcillet zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë. Edhe Prokurori i Përgjithshëm është shprehur pro këtij projekti.

Tani pritet dhe mendimi i Ministrisë së Financave për të analizuar faturën financiare dhe projekti do ti kaloj për miratim Këshillit të Ministrave.

KLGj-ja ka detyrimin ta rishohë në çdo 5 vjet hartën për t’ia përshtatur kompozimin e saj, interesave të sistemit gjyqësor.

Prokuroritë e Apeleve që bashkohen në Tiranë, parashikohet t’i nënshtrohen këtij procesi pas 6 muajsh, prokuroritë e shkallës së parë pas 9 muajsh, kohë kjo e mjaftueshme për të marrë masa organizative infrastrukturore nga Prokurori i Përgjithshëm dhe të kryhet transferimi i prokurorëve nga ana e KLP-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit