Komisioni për Çështjet Sociale është përshirë nga debati lidhur me aktin normativ të qeverisë për të kompensuar kompanitë e ndërtimit që janë prekur nga rritja e çmimeve të materialeve. PD kërkoi listën e kompanive që përfitojnë, por qeveria tha se ende nuk e ka të qartë sa do të marrin kompensim. Grida Duma kërkoi më shumë informacion. Anila Denaj nga shumica këmbënguli që kërkesa të hidhet në votim për ta rrëzuar, por deputetja demokrate kërkoi pushim.
Debati
Grida Duma: Kërkojmë listën e kompanive që prek
Ilir Bejtja: Mund të mos preket, se preken mallrat. Ne ju sjellim një listë që vazhdojnë me kontrata, nëse preken ato duhet të sjellin argumentin që preken. Ne analizën e kemi bërë mbi bazën e totalit të importit.
Grida Duma: Nuk besoj që shtysa ka pasur, që ju keni parë që është rritur çmimi dhe keni menduar se nuk mund të bëjnë punën këta.
Anila Denaj: Jemi nisur nga nevoja për të mbajtur këto kontrata.
Grida Duma: Ne duam listën e kompanive.
Anila Denaj: Ne nuk mund të vazhdojmë gjithë ditën me spekulimet tuaja.
Ilir Bejtja: Ne mund t’ua sjellim kur të zbardhet dhe kur ta shpallim do ta sjellim.
Grida Duma: Për mua është fare e thjeshtë.
Ilir Metaj: E keni tepruar sot, pse na ofendoni.
Grida Duma: Unë mendoj ta shtyjmë këtë mbledhje, të bëjmë edhe një tjetër dhe ju të sillni dokumentacionin shtesë.
Ilir Bejtja: Nuk kemi.
Grida Duma: Duhen shifra zyrtare, faturë të saktë financiare, nuk mund të marrim asnjë qëndrim. Për këtë arsye, ato kontrata që ju i keni parë me risk, ne kërkojmë listën e atyre kompanive.
Anila Denaj: Ne e kemi aprovuar te komisioni i Ekonomisë dhe të gjitha debatet kanë ndodhur dhe kosto u artikulua. Të hidhet në votim propozimi juaj për shtyrje dhe të vijohet më tej.
Petrit Vasili: Kjo që bëni ju është logjikë e faktit të kryer. Kjo është tollovi. Ismet mos folë kot.
Grida Duma: Nuk mund të hedh në votim kërkesën për informacion.
Anila Denaj: Shtyrjen e mbledhjes. Nuk mund të vazhdojmë.
Grida Duma: Mund të vazhdojmë që ç’ke me atë punë. Mos më trego se cfarë duhet të bëj se e di vetë. Rregullorja parashikon kërkesën e informacionit.
Anila Denaj: Kërkoj me këmbëngulje hedhjen në votim për shtyrjen.
Grida Duma: Kërkoj 5 minuta pushim. Mos bëni filma, ca personale do të kem unë, kompanive që do u jepni ju? Rregulloren e njohim, ne po kërkojmë informacion.
Anila Denaj: Do do vazhdojmë me rregulloren e Kuvendit. U propozua shtyrje, hidhet në votim. Kush është për shtyrje? Nuk shtyhet.
Grida Duma: Kush e hodhi në propozim? (pyet sekretariatin). Ca kujtoni se ajo që është e dukshme nuk shihet. Hedhjen në votim e bëj unë, për sa kohë që nuk e bëj unë nuk hidhet. Nuk ka hedhje në votim. Duam informacion.