-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta për gjendjen fizike: Dieta ime është e shëndetshme, falë përkujdesjes së motrës!

Kryesoret

Ish-Presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar pas komenteve të shumta lidhur me gjendjen e tij fizike, pas daljes së parë në publik që nga arrestimi i tij, në senacën gjyqësore të 27 prillit.

Ai është shprehur se është kampion në ping-pong në burg, ndërkohë që ky sport i është ndaluar ta ushtrojë në qeli një muaj më parë.

Ndërkohlë Meta ka thënë se dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm. Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi.

Fjala e Metës

 

Së pari, në kundërshtim edhe me deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër përdorimit të kafazit si mënyrë denigruese, antikushtetuese dhe në dhunim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pa surprizë GJKKO vendosi si standard dje rastin e trajtimit të një terroristi maroken në Francë, përgjegjës për sulm kamikaz me pasojë vdekjen e dhjetra qytetarëve francezë.

Ky është një turp i ri i Ramaformës dhe pjellave të tij. Se si mund të jetë procesi i barabartë në këto kushte kur as dëgjon mirë, as dëgjohesh mirë dhe as kur mund të konsultohesh me avokatin, këtë vetëm njerëz të kapur dhe të pafytyrë mund ta justifikojnë.

Pra përjashtimi ekstrem mbi precedentin e një terroristi, pranohet si “standard” nga Gjykata Speciale e një vendi anëtar të Këshillit të Europës e që do të anëtarësohet në BE.

Skandali i dytë është vendimi për të penguar transmetimin live të gjithë procesit të gjykimit kur çështja është e interesit të lartë publik dhe qytetarët nuk kanë pse informohen nga gazetarë patronazhistë pranë SPAK-ut e regjimit në mënyrë të deformuar, por duhet të dëgjojnë vetë akuzat edhe provat e pretenduara nga SPAK-u, por edhe faktet dhe provat e mia, pasi kam mbajtur tre funksionet më të larta të shtetit si asnjë tjetër në historinë e Shqipërisë që në 1912 dhe duhet të jap llogari edhe para qytetarëve.

Ndaj edhe duhet të shohin live se kur, si dhe me çfarë akti, vendimi, veprimi unë i kam shkaktuar një qindrakë dëm shtetit shqiptar. Ky proces edhe live do të jetë sipas rregullave të Gjykatës (dhe jo Kuvendit), e cila ka të drejtë të sanksionojë cilindo që shkel etikën e procesit apo del jashtë objektit të gjykimit. Për më tepër, në këtë proces nuk ka të penduar, por edhe nëse do të kishte në këtë rast s’kishte pse të jepej live.

Ndërsa alibia se mund të ndikohen dëshmitarët është mashtrim, pasi ata i kanë dhënë me kohë dëshmitë dhe nën përgjegjësi penale.

Po kështu tani ato mund të publikohen, siç kemi bërë edhe ne për disa prej tyre.

Transparenca e këtij procesi është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori militant e falsifikues dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi, pavarësisht se një herë shfaqet me pantallona e herën tjetër me fund.

Ai mund të shfaqet edhe nudo se se ka për herë të parë.

Po kështu, transmetimi live do i tregonte opinionit publik  nivelin e vërtetë profesional dhe moral të “specialëve”. Ndaj edhe nuk garantohet ky standard transparence i vendosur që nga gjyqi i 2 Prillit 92-93.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit