-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO paralajmëron rritjen të trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë

Kryesoret

Numri i trupave të Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s do rritet në mbi 300 mijë, nga 40 mijë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s dhe do të rrisim numrin e trupave të saj në mbi 300 mijë”, u tha ai gazetarëve para fillimit të takimit të NATO-s këtë javë në Madrid.

Forca e reagimit të shpejtë të NATO-s aktualisht përbëhet nga rreth 40 mijë trupa, të dislokuara në vendet e Evropës Lindore në përgjigje të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Në takimin e Madridit, NATO gjithashtu do të ndryshojë gjuhën mbi Rusinë të përfshirë në dokumentin e saj strategjik të vitit 2010, në të cilin Moska konsiderohet një partner strategjik.

“Koncepti ynë i ri, do të na mbrojë në një epokë të konkurrencës strategjike. Pres që aleatët ta konsiderojnë në mënyrë të qartë Rusinë si kërcënimin më të madh të drejtpërdrejt ndaj sigurisë sonë”, tha Stoltenberg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit