Policia e Tepelenës ka arrestuar shoferin që aksidentoi 2 fëmijët në Tepelenë.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Mustafa Matohiti”. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A.B., 46 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në Tepelenë.
Shtetasi i mësipërm u arrestua pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur dy fëmijë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të shtetasit A. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.