Pas bujës së gjyqit me Amber Herad, një tjetër deklaratë e Johnny Depp ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij.
Ai ka paralajmëruar rikthimin e Piratëve të Karaibeve. Aktori 59 vjeçar ka qenë në bisedime me Disney për një ‘marrëveshje prej 300 milionë dollarësh’.
Disney është i interesuar të rregullojë marrëdhënien me Depp dhe së fundmi kanë kontaktuar me të. Ata kontaktuan me aktorin përpara gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard dhe e pyetën nëse ai do të ishte i interesuar të kthehej për një tjetër film ose dy. Marrëveshja thuhet se është që Johnny Depp të kthehet si Jack Sparrow në ‘Pirates of the Caribbean 6’.