-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidentja e KE: Bisedova me Zelenskyn, e mbështesim për në BE!

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me anë të një postimi në rrjetin e sja X ka njoftuar se ka patur një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke shprehur një mbështetje të plotë të Evropës për Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Postimi i Presidentes së Komisionit Evropian në X

“Në një bisedë telefonike me Presidentin @ZelenskyyUA, përsërita mbështetjen e plotë të Evropës për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon në luftën e saj të dhunshme të agresionit.

Mbrojtja ajrore dhe aftësitë me dronë dhe kundër-dronë janë ndër prioritetet më urgjente të mbrojtjes së Evropës. Dhe Ukraina do të jetë plotësisht e përfshirë në këto përpjekje.

Kredia mbështetëse për Ukrainën do të japë një kontribut vendimtar. Vetëm këtë vit, ajo do të ndajë 28.3 miliardë euro për të mbuluar nevojat ushtarake të Ukrainës.

Ne diskutuam gjithashtu rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE. Javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ndërmarrë hapa vendimtarë përpara në procesin e pranimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit