-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i stdudentëve në Shkup takim me kongresmenin e SHBA: S’kthehemi prapa për identitetin!

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes Studentore në Shkup në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për takimin që kanë mbajtur me kongresmenin amerikan, Keith Self, pas disa takimeve që ky i fundit ka zhvillur këtë të mërkurë në Kosovë me krerët e shtetit.

Në fjalën e tij Ademi shprehet se gjatë takimit i theksum qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar.

Postimi i Ademit

Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikanë, Keith Self.

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për të zhbërë frymën e bashkëjetesës dhe barazisë do të krijonte pasoja serioze për vendin dhe të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit