Tragjedi në Berat. Një grua bashkë me fëmijën 6-vjeç ndërruan jetë duke u mbytur mesditën e sotme.
Rreth orës 14:00 në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re” gruaja me inicialet K. Xh që po drejtonte makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin, ka çarë mbrojtësen metanike dhe ka rënë në lumin Osum.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Në vendin e ngjarjes njerëzit që shkuan ishin të shumë, por pavarësisht tentativës për t’i shpëtuar nuk arritën.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.