-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në SHBA kundër vendimit të Gjykatës Supreme për abortin

Kryesoret

Protestat kundër vendimit të Gjykatës Supreme amerikane që rrëzoi të drejtat e abortit janë mbajtur në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë fundjavës.

Mijëra njerëz në New York u mblodhën për të shprehur zemëratën e tyre ndaj vendimit që erdhi në fund të një jave marramendëse, jo vetëm për të drejtën e abortit, por edhe për ligjet e armëve dhe sulmin në Capitol.

Në Providence, Rhode Island, tensioni u ndez aq shumë sa një oficer policie jashtë detyrës u akuzua se goditi një grua në një protestë për abortin.

Jennifer Rourke, kandidate për senatin shtetëror, ka treguar se u godit me grusht në fytyrë nga Jeann Lugo. Sakaq, ai nuk e mohoi akuzën e saj, por shtoi se “gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

Kurse në pjesën më të madhe, protestat në të gjithë SHBA-të kanë qenë paqësore.

Në New York, fundjava kishte edhe marshime të komunitetit LGBTQ, me mijëra njerëz që u mblodhën në qendër të qytetit për të festuar dhe njëherazi për t’i dhënë zë zemërimit.

“Është një ndjenjë e ngjashme me atë kur Trump u zgjodh”, ka pohuar Oriana Soddu.

Zemërimi, sipas Soddu, është ndaj vetë sistemit politik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit