-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktorja e njohur gjendet e mbytur në lumë

Kryesoret

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare aktorja Mary Mara.

Aktorja është mbytur ndërsa po notonte në lumin St. Lawrence në qytetin Cape Vincent ka njoftuar policia e New York-ut.

Policia tha se nuk janë konstatuar shenja të dhunës në trupin e saj.

Ndërkohë, pritet që të kryhet një autopsi për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

“Mary ishte një nga aktoret më të bukura që kam takuar ndonjëherë. Më kujtohet akoma që e pashë në skenë në vitin 1992 në “Mad Forest” në Broadway. Ajo ishte energjike dhe e vërtetë.
Të gjithë e donin atë. Do të na mungojë shumë”, tha menaxheri i saj, Craig Dorfman.

Aktorja dominoi zhanrin e dramës televizive me role në shfaqje të njohura si “Nash Bridges”, “ER”, “Criminal Minds”, “The West Wing”, “Shameless”, “Lost” dhe “Star Trek: Enterprise”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit