Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi shprehet se arrestimi i drejtuesve dhe policëve në Elbasan erdhi nga fakti që Edi Rama i shiti, pasi laku kundër tij po ngushtohet dhe tani po i shet.
Deputeti demokrat ka akuza të forta për Albert Nushin, i cili së bashku me Nikollaq Pallën ishin të pranishëm në momentin kur u vra Pjerin Xhuvani 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Boçi thotë se Nushi rezulton një person i përfshirë dhe në manipulime provash për ngjarje të tjera.
“Shitja e rradhës. Arrestimi i djeshëm e drejtuesve të policisë dhe efektivëve të saj është maja e ajsbergut të implikimit të turpshëm të kësaj trupe në masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Midis tyre spikat Zv/drejtori NUSHI, i përfshirë në manipulim provash dhe në ngjarje të tjera.
Zelli i tij ekstrem në goditjen e protestuesve demokratë ka qenë i njohur për publikun.
Por tashmë ai e ca të tjerë e kanë përmbushur rolin e tyre, e “mjeshtri” lart, po i shet një e nga një, për të shpëtuar lëkurën e vet.
Prandaj arrestimi i tyre nuk përbën më lajm.
Është shitja e rradhës, pasi i ka shtrydhur mirë e mirë.
A nuk bëri kështu me Kokën?!
Po me Bllakon, pasi e shfrytëzoi si blerës votash?!
Etj…etj…
Por megjithatë laku po shtrëngohet pak nga pak dhe për Ramën.
Revolta popullore është në prag” shkruan ai.