Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, këtë të martë ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, me të cilin kanë diskutuar situatën aktuale gjeopolitike rajonale e globale.
Vuçiç, përveç aktualitetit gjeopolitik, me top-diplomatin amerikan kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut politik dhe bën përpjekje shtesë për zhvillimin e marrëdhënieve rajonale në të gjitha fushat”, tha Vuçiç.
Në takim është diskutuar edhe për nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, të cilën Vuçiç e ka prezantuar si një nga shembujt e jashtëzakonshme të bashkëpunimit rajonal.
Në anën tjetër raportohet se Hill, ka përshëndetur nismën rajonale të Ballkanit të Hapur dhe përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të vënë bashkëpunimin ekonomik në fokusin e integrimit rajonal.
Më tej, Hill ka kërkuar nga Serbia një qëndrim të qartë për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës.
“Si dhe një angazhim të plotë për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera të sundimit të ligjit dhe fusha të tjera të nevojshme për përparimin në rrugën evropiane”, tha Hill.