-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi vendos: Ulet nafta, rritet benzina

Kryesoret

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Nafta ka një ulje, por jo të ndjeshme duke qëndruar sërish me çmime të larta, nga 258 lekë/ litri do të shitet me 255 pas orës 18:00 të ditës së sotme. Benzina nga 239 ka shkuar në 242 lekë/litri. Gazi i pandryshuar, 83 lekë/ litri.

Bordi i Transparencës në datë 28 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit