-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kovaçevski: Asgjë e re për negociatat

Kryesoret

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se nuk ka asgjë të re rreth propozimit francez për zhbllokimin e proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. Negociatat vazhdojnë në nivel të ekspertëve të Ministrisë së Jashtme të RMV-së dhe Bullgarisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mbetet në qëndrimin e pres-konferencës së Samitit të Brukselit rreth propozimit francez. Sipas tij, sapo të ketë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët ai do të procedohet në institucionet e vendit.

“Për momentin nuk ka asgjë të re sa i përket asaj që u diskutua deri në ditën e konferencës për shtyp në Bruksel. Procesi me Bullgarinë udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në momentin kur do të ketë propozim të pranueshëm nga të dyja palët, atëherë ai propozim mund të vendoset në institucionet në Maqedoni. Për momentin nuk ka një propozim të tillë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit