Ukraina do të bllokojë qytetarët izraelitë që të kalojnë kufijtë e saj, si formë hakmarrje për kufizimet që vendosi Izraeli pas pushtimit të shkurtit nga Rusia.
Ka qenë kjo deklarata e ambasadorit ukrainas në Tel Aviv, Yevgen Korniychuk, për të përditshmen izraelite “Haaretz”, përcjell Albanian Post.
Zyrtarët ukrainas aktualisht po zhvillojnë diskutime me Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, nëse bisedimet janë të pasuksesshme, Kievi do të “konsiderojë reciprocitetin” përpara Ditëve të Shenjta të Larta.
Çdo “Rosh Hashanah”, mijëra izraelitë marrin pjesë në një pelegrinazh vjetor në qytetin qendror të Ukrainës, Uman, vendi i varrit të udhëheqësit të nderuar Hasidik, Rabinit Nachman të Breslovit.
I pyetur nëse Ukraina po shqyrton një anulim të heqjes së vizave për izraelitët, Korniychuk u përgjigj se “kjo varet”.
Izraeli ka deportuar dhjetëra ukrainas pa seanca dëgjimore në kundërshtim me urdhrat e gjykatës.
Që nga fillimi i luftës, nga më shumë se 21 mijë refugjatë që nuk mbulohen nga Ligji i Kthimit që kanë hyrë në Izrael, vetëm 14 mijë e 500 ishin ende në vend deri në fillim të qershorit.
Pjesa tjetër, besohet se janë larguar për në Evropë (ku marrin statusin ligjor dhe përfitimet), ose janë kthyer në shtëpi.
Ata që mbeten në Izrael nuk konsiderohen refugjatë dhe qeveria nuk i ka inkurajuar ata të kërkojnë statusin e refugjatit.
Për më tepër, Ambasada e Ukrainës në Tel Aviv ka protestuar vazhdimisht kundër trajtimit të ukrainasve në Izrael, duke folur kundër kuotave të hyrjes për johebrenjtë.
Fillimisht, refugjatët ukrainas u konsideruan turistë, bazuar në vizën që kishin marrë.
Por, për shkak se qeveria argumentoi para Gjykatës së Lartë të Drejtësisë se ukrainasit nuk ishin vërtet turistë (për të treguar se Izraeli nuk po shkelte një traktat me Ukrainën), atyre iu dha një status i ri me etiketën e pakuptimtë të “të arratisurit nga lufta”.









