-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njerëzit po ikin, po zhduken edhe lopët, Braçe: I thashë qeverisë, por nuk më dëgjoi

Kryesoret

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe ka lëshuar të tjera akuza kundër qeverisë pas daljes së raportit të fundit nga INSTAT, ku evidentohet fakti se kemi një rënie të fortë të lopëve, deleve dhe dhive.

Kjo sipas deputetit socialit e ka zanafillën në 2018 kur qeveria ndryshoi TVSH-në për bujqësinë dhe tani po vuajmë pasojat.

“65 mijë lopë më pak nga 31 dhjetori 2018. 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak nga dhjetori 2018. 131 mijë ton qumësht më pak nga 31 dhjetori 2018. INSTAT ka publikuar të dhënat e blegtorisë për vitin 2021.

Shikoni, e urrej te them “ju pata thene”; Por rezulton e provuar gjithçka, madje këtë herë me të dhëna nga vetë Ministria e Bujqësisë.

Ne nentor 2018, kur ndryshoi TVSH për bujqësinë, ju thashe e ne fund edhe ika nga Komisioni i Ekonomisë, ne Kuvend per tre ore me radhe u mundova te bindja per ta ndaluar pasojen, kete qe e keni me lart ne shifra! Nuk dëgjoi kush!

Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk eshte keshtu situata”? A ka vlerë fjala në këtë vend?

Nëse ka, ndryshoni TVSH për bujqësinë që të mos humbasim akoma më bagëti, akoma në ushqim.

Duhet prodhuar ne vend, duhet bere tani”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit