-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda e kokainës në Itali, shqiptarët furnitorët kryesorë

Kryesoret

Mëngjesin e ditës së sotme, u realizua operacioni antidrogë i drejtuar nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Reggio Calabria me koordinim të Drejtorisë së Qarkut Antimafia Reggio dhe që çoi në arrestimin e 19 personave.

Të dyshuarit akuzohen se kanë qenë pjesë e një organizate të artikuluar kriminale, e aftë për të menaxhuar një trafik të lulëzuar droge.
Sipas hetimeve të karabinierëve, të koordinuara nga prokurori Giovanni Bombardieri, droga blihej në Amerikën e Jugut dhe duke kaluar përmes kanalit spanjoll, më pas mbërriti në Itali ku rishitej në qytete të ndryshme veriore. 19 personat e arrestuar, shtatë në burg dhe 12 në arrest shtëpie ishin në kontakt me narkotikët peruan. 

Nga përgjimet rezultoi se Bonfiglio, kreu i bandës ishte në kontakt me furnitorët spanjollë dhe shqiptarë.

Masa arrest me burg u dha edhe për 44-vjeçarin Roço Camillò, Diego Giovinazzo (46 vjeç), Palmiro Cannatà (62 vjeç), Salvatore Sanò (60 vjeç), Damiano Veneziano (33 vjeç) dhe Antonio Pedullà (36 vjeç).

Gjykatësi urdhëroi arrest shtëpiak për Antonio De Luca 71 vjeç, Antonio Ranieli (71 vjeç), Francesco Macrillò (64 vjeç), Francesco La Cognata (44 vjeç), Maurizio Sciçhitani (55 vjeç), Antonio Zangari (53 vjeç), Gino Carlo Melziade (50 vjeç), peruani Oscar Bruno Bagigalupo Lobaton (47 vjeç), Donato Melziade (63 vjeç), Endri Dalipaj (33 vjeç), Gioaçhino Marco Molé (30 vjeç) dhe Riçardo Ierace (34 vjeç). vjeç).

Janë 56 të dyshuar për nga hetimi që filloi në dhjetor 2017 pasi u arrestua gjatë një kontrolli policor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit