-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vasili: Rama miliona euro tendera për rrugët, bujqësinë e shkatërroi

Kryesoret

Ulëritëse i cilëson shifrat e bujqësisë Petrit Vasili. Në një postim në Facebook nënkryetari i LSI-së thotë se qeveria jep miliona euro tendera për rrugët në jug  dhe bujqësinë e la në mëshirë të fatit duke e shkatërruar.

Deputeti i LSI-së ka publikuar shifrat e INSTAT-it që tregojnë se numri i gjedheve ka rënë me 130 mijë krerë ose 28 per qind.

“Ja faktet, qe bujqesia po shkaterrohet, ndersa rilindja jep miliona euro shtese per tendera me 99% te vleres!

Rilindja jep 60 milion euro shtese vetem per Rrugen Kardhiq- Delvine,  jep tenderin me 99% per rruget e jugut dhe kompeson tenderat me dhjetra milion euro te tjera.

Ndersa per bujqesine shqiptare qeveria nuk ka asnje lek per ta ndihmuar, por tallet me rrenimin e saj.

Dhe si te mos mjaftoje kjo, por edhe genjejne per faqe te zeze me deklarata mashtruese per bujqesine dhe per suksese imagjinare te saj.

Blegtoret shqiptare po rrenohen e varferohen perdite dhe shifrat ulerijne.

Ja te dhenat zyrtare te vete INSTAT, ne tre vitet e fundit:

1-Numri i gjedheve ka rene me 130 mije krere ose 28 per qind 

2-Numri i te leshtave eshte ulur me 380 mije krere ose 20 per qind

3-Numri i te dhirtave eshte ulur me 142 mije ose 15.5 per qind

4-Numri i derrave eshte ulur me 25 mije ose 13.6 per qind.

Krahasoni te dhenat me propaganden bastarde te ketyre te rilindjes qe duke folur per suksese te genjeshterta i ngulin realisht thiken pas shpine fermereve shqiptare” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit