Cassidy Hutchinson, një ish ndihmës i lartë i shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Donald Trump, Mark Meadows, dëshmoi në një seancë dëgjimore të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të martën.
26-vjeçarja Cassidy Hutchinson, solli dëshmi shqetësuese në lidhje me sjelljen e ish-Presidentit Donald Trump 17 muaj më parë.
Ajo tha se Donald Trump kishte kërkuar nga agjenti i tij i lartë të Shërbimit Sekret që ta çonte në Kapitol gjatë kohës së trazirave, por ky i fundit nuk ka pranuar.
Gjithashtu 26-vjeçarja pohoi se Trump ka deklaruar se ish-zëvendës Presidenti Mike Pence duhej të varej në lidhje me qëndrimin e tij në 6 janar.
Ajo përmend dhe një incident të ndodhur në dhjetor 2020, ku tha se lahu një mur të lyer me ketchup, pasi presidenti kishte hedhur me furi pjatën të cilën po hante.
Ajo u shpreh se Trump ishte i nervozuar dhe se nuk mund të siguronte mjaftueshëm prova për të përmbysur zgjedhjet dhe se ai kishte hedhur ushqimin në mur.
Në fund të seancës dëgjimore, nënkryetarja e komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve Rep. Liz Cheney tha se disa nga dëshmitarët që janë paraqitur para komisionit kanë marrë mesazhe nga disa anëtarë të brendshëm të rrethit të Trump.
“Shumica e amerikanëve e dinë se përpjekja për të ndikuar tek dëshmitarët për të dëshmuar në mënyrë të pavërtetë paraqet shqetësime shumë serioze,” tha Cheney në mbyllje, duke vënë në dukje se komiteti do të diskutojë se si të vazhdojë.