-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: Do kemi takime më të shpeshta Kurti – Vuçiç

Kryesoret

Deri tani ka pasur vetëm dy takime në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut, por emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë në konferencë për media në Prishtinë se këto takime do të shtohen.

“E dini që kemi pasur dy takime deri tani mes Kurtit dhe Vuçiç. Por, jemi angazhuar nëpër takime individuale që të sigurohemi që takimi i radhës të jap rezultat. Dëshirojmë që ata të takohen dhe të pajtohen për çështje të rëndësishme për qytetarët. Kemi pasur edhe një darkë jo formale në Berlin dhe tani ndjej se e kemi momentumin që të fillojmë takime më të shpeshta dhe më të rregullta në mes të krerëve”.

Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, Lajçak tha se ka mundësi të ndodhë shumë shpejt.

“Po punojmë që të takojmë Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç para pushimeve në Bruksel”, pohoi Lajçak.

“Jam optimist për këtë takim. Pasi të dy kanë përsëritur që janë të gatshëm që të vijnë. Nuk besoj se ka problem për takim. Por, e mira është që takimi të kishte rezultat. Por, janë të gatshëm të takohen, pasi janë shprehur pozitivisht të dy”.

“Po diskutojmë dokumente të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal. Javën e kaluar kemi arritur marrëveshje për Energjinë e që është një hap shumë i rëndësishme përpara. Është bërë punë e madhe për këtë marrëveshje”.

I pyetur se a është prezantuar një version për Asociacionin nga pala kosovare, që i bën karshi modelit aktual, të cilin Kosova nuk e pranon, Lajçak u përgjigj negativisht.

“S’më është prezantuar asnjë model tjetër”, tha shkurtazi ai, porse e bëri të qartë se nga pala serbe kjo temë, Asociacioni, gjithmonë nxirret si pjesë e bisedës.

Lajçak pohoi se pas konferencës për media niset drejt Veriut të Kosovës për takime atje dhe më pas udhëton për në Beograd për pjesën e dytë të kësaj vizite.

“Pas kësaj konference për media do të shkojë në Veri të Kosovës, për herë të parë. Do të takohem edhe me kryetarët e komunave atje dhe do të vazhdojë për në Beograd”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit