-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas luftës në Ukrainë, Putin udhëton për herë të parë jashtë Rusisë

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat për të marrë pjesë në një samit të Kaspikut, ku do të përfshihen edhe homologët e tij nga Azerbajxhani, Irani, Kazakistani dhe Turkmenistani.

Palët pritet të shkëmbejnë mendime për një gamë të gjerë çështjesh që lidhen me ndërveprimin në rajonin e Kaspikut, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ndërsa në Ashgabat, Putin do të zhvillojë disa takime dypalëshe. Në veçanti, ai do t’i uroj ditëlindjen ish-presidentit turkmen Gurganguly Berdimuhamedov, i cili tani shërben si kryetar i parlamentit, dhe do të mbajë një takim të shkurtër me presidentin aktual Serdar Berdimuhamedov. Putin është planifikuar gjithashtu të zhvillojë takime me presidentët e Azerbajxhanit dhe Iranit.

Kreu i shtetit rus do të kthehet në Moskë të mërkurën vonë në mbrëmje, ndërsa pritet të zhvillojë bisedime me presidentin indonezian Joko Widodo të enjten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit