Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, përfaqësues i qarkut të Lushnjës është vendosur si pjesë e grupit të punës për protestën e 7 korrikut.
Korreshi ka ironizuar listën e prezantuar nga Floriana Garo gjatë një konference për mediat, duke shprehur se nuk është pyetur nëse donte të merrte pjesë në grupin e punës.
Kjo është një situatë e përsëritur brenda radhëve të PD-së, pasi dhe në listën për Këshillin Kombëtar të organizuar nga Sali Berisha, regjisori Kastriot Çipi ka shprehur të njëjtën pakënaqësi si Korreshi.