Call Center-at janë kthyer në një shqetësim të madh për të gjithë njerëzit jo vetëm për telefonatat e bezdisshme por dhe për skemat mashtruese që përdorin.
Një operacion policor i zhvilluar në Shkodër vuri në pranga 150 punonjës. Operacioni u zhvillua pasi prokuroria dhe policia kishin të dhëna se disa Call Centera në Shkodër ushtronin veprimtarinë e mashtrimit të shtetasve të huaj nëpërmjet platformës “Forex”.
Punonjësit telefonin shtetasit italianë dhe i ofronin mundësi për të fituar shuma marramendëse në një kohë tejet të shkurtër. Ata që pranonin ofertën vidheshin deri në qindarkën e fundit më pas ai që i kishte bërë telefonatën zhdukej.