-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj: Në shtator paketë ndihme për shtresat në nevojë

Kryesoret

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend deklaroi sot se qeveria po mendon të shpërndajë një tjetër paketë ndihme për shtresat në nevojë në shtator.

“Qeveria është marrë me qytetarët që kanë humbur shtëpitë, shtëpi falas dhe grante për të rregulluar shtëpitë. E paprecedentë nga ana sociale. Të tjerët kanë dhënë kredi. Në pandemi injektuam për familjet në nevojë dhe preku gati gjysmë milioni qytetarë”.

Ai shtoi së gjithë bota e ka pranuar që kriza e çmimeve është e shumëfishtë për shkak të sulmit rus dhe nuk dihet sa do vazhdojë.

“Qeveria nxori një paketë injektuese për qytetarët në nevojë. Qeveria vendosi të mbante çmimet e energjisë si asgjëkund tjetër të pandryshuara. Më pas Qeveria u fut te transporti publik me 100 lekë për litër. Shumë shpejt do të shtojmë edhe një 500 milionësh për fermerët për naftën”, u shpreh Ahmetaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit