Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin Lezhë-Kallmet, në afërsi të varrezave të qytetit.
Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri ka arritur të shpëtojë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.