-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe replika në distancë me Ramën: Do thoni prapë që i kam numëruar lopët gabim?

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe vijoi replikat me kreun e qeverisë Edi Rama që nisi pak ditë më parë nga një statusi i tij për rënien e numrit të lopëve.

‘Më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon’, deklaroi Rama në përgjigje të tij.

Braçe u ndal te rritja ekonomike ku veçoi bujqësinë e cila sipas tij ka pësuar 0.01% rritje. Ai ironizoi duke thënë se edhe tani do thonë se i ka numëruar gabim Erioni për të vënë në siklet qeverinë.

“Do paguajmë më shtrenjtë hekurat, tubat me çmimet që janë abuzim. Po për punëtorët a do paguajmë ne më shtrenjtë apo do vazhdojmë të paguajmë me çmimet e vitit 2020. Sa të paguajmë para për tuba po punëtorinë a do e paguajmë ne. Po konkurroheni nga tregje më të pasura që janë më ftuese për çdo punëtor. 5.97% rritja ekonomike. Një lajm shumë i mirë. Por bujqësia ishte 0.01%. Ça do thoni tani se i ka numëruar gabim Erioni si lopët, për të vënë në siklet qeverinë?”, tha Braçe.

Ai ka theksuar faktin se Shqipëria sot ndodhet nën presionin e rritje së çmimeve inflacionit.

“Shqipëria ka kaluar situata të vështira dhe në kohën tuaj, nuk krahasohen me këtë. 2008-2009 bota hyri në recension. Në Shqipëri u ndje në 2010-2012, po ca bëtë ju? Rritët pagën minimale, pensionet, pagesë për pensionistë, ndihmuar kompanitë në vështirësi? Jo. Madje i vendosët kompanitë në resht për të marrë para nga banka.Madje vendosët edhe me VKM që këtyre kompanive pa plotësuar 75% të kontratës së mëparshme nuk mund të hynin në tendera”, vijoi Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit