-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohen me burgim të përjetshëm terroristët e sulmit në Francë

Kryesoret

Një gjykatë franceze ka dënuar 20 burra për kryerjen ose ndihmën e sulmeve terroriste islamike që vranë 130 njerëz në Paris në vitin 2015, pas një gjyqi që testoi sistemin gjyqësor të vendit dhe ringjalli kujtime të dhimbshme për viktimat.

Salah Abdeslam, i vetmi anëtar i mbijetuar i të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik, përgjegjës për sulmet, u dënua me burgim të përjetshëm pa asnjë mundësi për lirim me kusht.

Kryegjykatës Jean-Louis Périès iu desh pothuajse një orë për të lexuar vendimin në një sallë gjyqi të mërkurën mbrëma.

Pas 148 ditësh seancash gjatë të cilave dëshmuan 415 viktima, gjykata donte të parashtronte arsyetimin e saj”, tha ai.

Ata u dënuan me akuzat për komplot për të kryer terrorizëm që rrjedhin nga veprimet duke përfshirë luftimin për grupin e Shtetit Islamik në Siri, ndihmën për planifikimin e sulmeve ose ofrimin e mbështetjes logjistike.

Të pandehurit e mbetur morën dënime më të shkurtra që varionin nga dy deri në 18 vjet për luajtjen e roleve më të vogla dytësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit