“Papritmas policia ishte kudo. E mbyllën qendrën, po na nxirrnin nga dyqanet. Në rrugë kishte këpucë, rroba dhe një karrocë fëmijësh të hedhura.
Njerëzit bërtisnin, vraponin në panik. Zjarrfikëset, ambulancat, siguria, të gjithë po vinin. Nga lart helikopterët po krehnin zonën në kërkim të autorit. Ishin skena tmerri…”.
Me këto fjalë, një dëshmitar përshkruan momentet dramatike kur një makinë u përplas me një turmë në Mannheim të Gjermanisë.
Incidenti ndodhi kur një makinë e zezë hyri me shpejtësi të madhe në një shesh qendror në Mannheim ku një treg karnavalesh ishte në zhvillim e sipër.
Sipas informacioneve të gazetës gjermane Bild, drejtuesi i mjetit është arrestuar, por nuk janë dhënë detaje të tjera për identitetin apo motivet e tij. Dy persona vdiqën dhe 25 u plagosen.
Terror në Gjermani, thellohet bilanci/ 2 të vdekur dhe 25 të plagosur









