-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Falco parashikoi sulmin në Ukrainë në vitin 1993?

Kryesoret

Këngëtari i njohur austriak, Falco i cili ndërroi jetë në vitin 1998, parashikoi pushtimin rus të ukrainës.

Në një intervistë në vitin 1993, Johannes Hoelzel tha se ne kemi kërcënim të madh nga lindja.

“Unë shoh që ne kemi një kërcënim të madh nga Lindja. Nëse Jelcini (presidenti i parë i Rusisë) nuk ia del, ky diktator do të vijë në pushtet,”-tha Falco.

Sipas Bild, intervistuesi Norbert Ivanek vazhdoi ta pyeste dhe Falco u shpreh se Rusia do të pushtojë të parën Ukrainën.

“Ky është një skenar realist, kjo është realiste. Nëse Jelcini do të vritet nesër, do të vijë ky 30-përqindëshi. Ai do të pushtojë Ukrainën së pari”-tha ai.

Ai ishte në gjendje edhe të imagjinonte se sa i dobët do të ishte Perëndimi kur bëhej fjalë për një sulm rus në Ukrainë. Ai theksoi se Perëndimi do të jetë shumë i dobët pasi do të kërcënohet me armë bërthamore nga Rusia.

“Ai do shantazhojë Perëndimin me para dhe raketa bërthamore. Dhe Perëndimi do jetë vetëm në pritje. Sepse nuk duam që ta prishim me këta rusët. Unë shoh një rrezik të madh nga Lindja. Është pothuajse si një luftë tjetër”-tha ai.

Më 24 shkurt Vladimir Putin sulmoi Ukrainën, tashmë prej katër muajsh ai ka shkatërruar dhe vrarëmijëra jetë. Popullsia civile në Ukrainë po vuan në veçanti nga bombardimet e vazhdueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit