-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër shqiptarë grabisin 3 milionë euro në shtëpinë e Ronaldos

Kryesoret

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia e Spanjës së bashku me dy persona të tjerë, njëri prej tyre vendas me akuzën e vjedhjes së një sasie të konsiderueshme bizhuterish dhe parash nga shtëpia në Ibiza e ish-futbollistit të njohur brazilian dhe presidentit të Real Vajadolid, Ronaldo “Fenomenit”.

Aty po qëndronte përkohësisht, kampioni i Europës me Italinë dhe njëkohësisht mesfushori i PSG-së, Marko Verrati, i cili po kalonte disa ditë në vilën e Ronaldos me familjen e tij. Vlera e bizhuterive dhe parave të vjedhura mund të arrijë në rreth 3 milionë euro.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët përfshihen ne vjedhjen e vilave të personazheve të njohur të botës së futbollit pasi pak javë më parë u prangos në Shqipëri edhe drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Kurbin, Alfred Prodani, i cili do të ekstradohet për t’u gjykuar në Spanjë për vjedhjen e banesës së sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit