Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj së bashku me Gazment Bardhin dhe Ferdinand Xhaferrajn janë deklaruar hapur kundër pjesëmarrjes në protestën e Sali Berishës në datë 7 korrik. “Nuk jam krah “non gratave” tha Bardhi në momentin që u fut sot në Kuvend.
Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar ndaj Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. Kam qenë dhe do jem gjithmonë krah qytetarëve, kërkesave të tyre legjitime, edhe pse smë bashkon dhe sdo jem kurrë krah një personi të shpallur nongrata për korrupsion. 🇦🇱✌️
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) June 30, 2022
Disa orë më pas, deputeti demokrat bëri një postim në rrjetet sociale duke theksuar bindjen se nuk do të jetë kurrë krah një personi të shpallur nongrata për korrupsion, referuar Sali Berishës.
“Shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar ndaj Qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. Kam qenë dhe do jem gjithmonë krah qytetarëve, kërkesave të tyre legjitime, edhe pse smë bashkon dhe sdo jem kurrë krah një personi të shpallur nongrata për korrupsion” tha ai.