-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet në detyrë gjyqtarja e Lezhës, KPK: Nuk kishte probleme me pasurinë

Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri.

Burime për media bëjnë me dije se KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Lezhës. Bëhet me dije se Ullirit nuk i janë gjetur probleme t pasurisë, siç i kishte rezultuar Komisionit.

Sipas Komisionit, Ulliri nuk kishte deklaruar pasurinë e anëtarëve të familjes për vitet që kishin qenë në një certifikatë familjare. Gjyqtarja tha se ky kishte qenë keqkuptim i saj dhe forma në të cilën ishte orientuar nga ILDKPKI, por këmbënguli se siç rezultonte nga hetimi, të afërmit e saj nuk kishin pasuri të tjera veç atyre të trashëguara, një përfundim që ishte arritur edhe nga KPK.

Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyren e zëvendeskryatares të kësaj gjykate, ndërsa emri i saj u lakua në media për refuzimin e kërkesës së lirimit me kusht të një të dënuari për trafik droge.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit