Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka reaguar për Samitin e NATO-s të mbajtur këtë të enjte në Madrid.
Ai është shprehur se vendimet e sotme e bëjnë Aleancën më të bashkuar dhe me të vendosur.
“Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen!
Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato.
Ne jemi NATO! Së bashku qëndrojmë më të fortë!”, shkruan Meta.