-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e “Pipit”! Dy ish-zyrtarët e lartë të policisë në gjyq, avokatët dështojnë seancën

Kryesoret

Shtyhet vendimi i gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi për dy ish-zv/drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Zyrtarët ishin sot në gjykatë, por seanca u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, që vijon prej 3 javësh dhe sot u radikalizua edhe për masat e sigurisë. “Nuk jam njohur me masën e sigurisë” tha Albet Nushi.

Nushi dhe Palla akuzohen për shpërdorim detyre pasi kanë bërë dëshmi të rreme në rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvalit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Prokurorë të çështjes janë Ritvan Sukaj dhe Platin Aliçka, gjyqtar Taulant Tafa.

Dy ish-zyrtarët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, sepse nuk kanë marrë masa për të parandaluar vrasjen, si dhe kanë dhënë deklarime të rreme, duke dhënë fakte të ndryshme mbi ngjarjen.

6 efektivë të tjerë të Forcave ‘Shqiponja’ janë pezulluar nga detyra; Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu të cilët po ashtu kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, atëherë kur kishte nisur konflikti verbal mes Strukturës së Armatosur të PD-së dhe Pjerin Xhuvanit. Kjo strukturë pretendonte se Xhuvani po blinte votat në favor të PS-së, prandaj kishin njoftuar policinë. Më pas ndodhi përplasja me armë nisi në sy të Nushit dhe Pallës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit