-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet i riu (EMRI)

Kryesoret

Një 29-vjeçar Mikelo Jaha është arrestuar sot pasi rezultonte i shpallur në kërkim kombëtar.

Ai është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës me 4 vite burg, për kultivim të kanabisit si dhe shitjen e tij.

“Në Ksamil ndodhej një shtetas në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit:

Mikelo Jaha, 29 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 19.01.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Më datë 03.05.2019, nga strukturat e DVP Gjirokastër, në vendin e quajtur “Liqeni i fshatit Levan”, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë sekuestruar një sasi farash të bimëve narkotike dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 29-vjeçari është autor i këtyre veprimtarive kriminale,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit