-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush tha se Shqiptarët janë të varfër?

Kryesoret

Nga Mentor Kikia

Unë nuk e ngas fort çështjen e ekonomisë. Por një apartament 92 metër, për 398,000 Euro, unë nuk e kuptoj. Padyshim që këtu futet në veprim rregulli i artë i kërkesë-ofertës. Derisa shiten, përse të mos e rrisin çmimin?

Por pikërisht tek shitja e kisha edhe unë fjalën.

Kush i blen këto apartamente me çmime të denja për në Berlin, Paris e Londër?

Dhe të mendosh që në Tiranë ka ende uri për ndërtime. Pallate që shiten ende në themel, si në 1995, kur kishte dy kurorë në një dhomë.

Paga mestare në këtë vend është rreth 430 Euro, ndërkohë që brenda unazës së Tiranës, nuk ka ndërtim nën 3500 Euro/metër katror.

Nga burojnë këto para?

Nga vjen kjo rritje artificiale e nivelit të jetesës?

Unë nuk gjej arsye tjetër veçse tek investimi i parave të zeza.

Të kthehemi tek standardi i jetesës.

Referuar pagës mesatare dhe çmimeve të ndërtimeve, një studim që konsultova, thotë:

Në kryeqytetin shqiptar duhen 18.3 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Paris, një familjeje i duhen 16.4 vite, në Vjenë 12.9 vite. Në Nju Jork duhen 10 vite, në Cyrih 10.1, në Milano 17.8 vite. Në Barcelonë mjaftojnë 13.1 vite.

Për të blërë atë shtëpinë me lart, 92 metër, një personi me pagë mesatare 430 E, i duhet të punojë 76 vjet, pa shpenzuar asnjë qënjë qindarë nga paratë që do të fitojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit