-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Gjithë natën SMS me Macron! Fjalën tani e ka Shkupi për negociatat

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është optimist për hapjen e negociatave. Sot në një konferencë me gazetarët pasi u kthye nga Madridi, Edi Rama tregoi se ka pasur biseda të gjata me presidentin e Francës deri në propozimin e fundit për Shkupin, të cilit i bëri thirrje ta pranojë për t’i hapur rrugën hapit të radhës për ecurinë e dy vendeve.

“Edhe pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe me Macron për këtë proces. Propozimi i ri që është edhe përfundimtari. Duhet ta kuptojnë mirë vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut. Është plotësisht i pranueshëm dhe qeveria, parlamenti duhet ta pranojë pa asnjë hezitim. Është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm propozimin e mëparshëm” tha ai.

“Ne nuk kemi asnjë shqetësim me Bullgarinë veç qasjes së saj dhe pengmarrja e Maqedonisë dhe Shqipërisë në kushtet e një procesi që mund të kishte qenë më shumë civil dhe europian nga Bullgaria, por është një ujë që ka kaluar nën urë dhe me mbylljen e procesit të shqyrtimit dhe uroj aprovimit nga Maqedonia të propozimit të fundit, nuk kam më asgjë për të shtuar për Bullgarinë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit