Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat pas kthimit nga samiti i NATO-s në Madrid. Ai tha se në samit diskutuan për luftën në Ukrainë, situatën në Ballkan, krizën dhe mungesën e energjisë.
“Presioni mbi Serbinë të mos shkojë në një krisje që mund të ketë pasoja të pallogaritshme për vetë rajonin” tha Rama, se kërkoi në samit. Gjithashtu ai foli për Kosovën.
Kreu i qeverisë zbuloi edhe propozimin e ri për një tjetër bazë të NATO-s, këtë herë në portin e ri të Durrësit.
“Për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano, që përveç pjesës komerciale parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake.
Do të bëj një takim për këtë cështje. E kemi ftuar NATO-n në një bashkë-financim për bazën ushtarake. Nëse e realizojmë do të jetë me një vlerë të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë dhe vetë NATO-n” tha ai.