-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ju bind urdhrit të policisë, procedohet penalisht 48-vjeçari

Kryesoret

Policia e Gjirokastrës, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, kundër shtetasit K.N, i cili po procedohet në gjendje të lirë, pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për tu identifikuar duke u larguar.

Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i automjetit, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë thikë dhe një shkop druri.

Njoftim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit K. N., 48 vjeç, banues në Përmet dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për këtë shtetas, pasi në vendin e quajtur “Votuca”, Gjirokastër, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për t’u identifikuar dhe është larguar me automjetin e tij. 

Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë i mundur ndalimi i automjetit, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë thikë dhe një shkop druri. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit