-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tatimi i parave digjitale, preken rreth 28000 portofole investimi

Kryesoret

Shqipëria po bëhet gati që të tatojë të ardhurat e gjeneruara nga kriptomonedhat. Projektligji i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, hedhur tashmë për Konsultim Publik synon të taksojë me 8 për qind të ardhurat nga dividentët, pjesën e fitimit që merr secili aksionar dhe 15 për qind të ardhurat e tjera.

Në dokument parashikohet gjithashtu se procesi i gërmimit, njohur si “mining’ dhe transaksionet e shitjes së kriptomonedhave do të konsiderohen si të ardhura nga investimet.

Sipas menaxherit të investimeve Fation Ceka, “ende nuk kemi përcaktuar si bëhet vlerësimi i kriptovalutave, a duhet të ketë një rregullore, dhe në çfarë mënyre do  të përdoret deklarimi”.

Veç vakumit ligjor, me dyshime shihet edhe aftësia e administratës tatimore si për mbledhjen e të ardhurave, ashtu edhe për parandalimin e pastrimit të parave.

 “Ka disa vështirësi teknike për strukturimin e mbledhjes se këtyre taksave, Duhet një task force për këtë”, shton Ceka për A2.

Referuar të dhënave të algoritmit “Chainalysis” aktualisht në vend numërohen më shumës e 28500 portofole, që përkthehet në rreth 1 për qind të popullsisë, të cilët kanë investuar rreth 62 milionë dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit